Telegrafi

Lavrov: Rusia pro bashkëveprimit me kurdë dhe Uashingtonin për zmbrapsjen e ISIS-it

Rusia konfirmoi sot se është e hapur për bashkëpunimin me koalicionin arabo-kurd dhe SHBA-në për të zmbrapsur xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) nga bastioni i tyre i Raqas në Siri, si reagim pas njoftimit të një ofensive të forcave demokratike siriane mbi qytet.

“Mund të shprehem me bindje se jemi të gatshëm për një koordinim të kësaj forme”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme gjatë një samiti në Tashkent, Uzbekistan, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.