Telegrafi

Lavrov: Rusia nuk po përzihet në referendumin në Maqedoni

FILE PHOTO: Russian Foreign Minister Sergei Lavrov and German Foreign Minister Heiko Maas (not pictured) address a news conference at the foreign ministry in Berlin, Germany, September 14, 2018. REUTERS/Fabrizio Bensch

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov, sot në Banja Luka mohoi se Rusa po ndërhyn në referendumin në Maqedoni, i cili do të mbahet më 30 shtator për marrëveshjen me Greqinë.

Agjencia e lajmeve “FENA” njofton se Lavrov ka thënë se Rusia nuk tenton të ndikojë në daljen e qytetarëve në votim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rusia me asgjë nuk tenton të ndikojë në daljen në referendum për emrin në Maqedoni, ndërsa shohim se si një numër i madh i funksionarëve evropian dhe amerikan bëjnë thirrje për dalje në referendum”, tha Lavrov.

Në takim me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, Lavrov ka thënë se Rusia është kundër “zgjedhjeve artificiale” në shtetet e Ballkanit, të cilat po tentojnë të deklarohen nëse janë me Perëndimin ose Rusinë./Telegrafi/