Site icon Telegrafi

Lavrov: Rreziku i konfliktit Kore e Veriut – SHBA shqetësues

Rusia është mjaft e shqetësuar nga rreziku i lartë i konfliktit mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, vlerësoi sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, duke sugjeruar se do të ndërmerrte një vizitë në Uashington për të hedhur hapin e parë për uljen e tensioneve.

“Rreziqet janë shumë të larta, sidomos duke marrë në konsideratë retorikën e përdorur. Ekzistojnë kërcënime të drejtpërdrejta për të përdorur forcën”, deklaroi ai gjatë një takimi me të rinjtë i transmetuar në televizion. Në lidhje me deklaratat e fundit, sigurisht që jemi mjaft të shqetësuar”, shtoi ai.

“Rusia do të ndërmarrë çdo formë të mundshme në mënyrë që të mos ketë një konfrontim mes dy vendeve”, siguroi ai dhe vuri në dukje se Moska dhe Pekini kishin propozuar në mënyrë të përsëritur për të zbutur krizën, një dispozitë ligjore të dyanshme, ndërprerjen e njëkohshme të testeve bërthamore dhe balistike koreano-veriore nga njëra anë dhe atë të manovrave të përbashkëta ushtarake mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut nga ana tjetër.

“Por Uashingtoni është shprehur kundër, duke argumentuar faktin se testet bërthamore dhe lëshimet e raketave të Koresë së Veriut janë të ndaluara nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që duhet të respektohet në mënyrë të detyrueshme, ndërsa manovrat ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut nuk janë ndaluar kurrë nga të gjithë”, sipas Lavrov.

Exit mobile version