Site icon Telegrafi

Lavrov: Nuk jemi kundër emrit të ri të Maqedonisë, por në pyetje është legjitimiteti i procesit

Ministri për Punë të Jashtme të Rusisë, Seregey Lavrov deklaroi se Rusia nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, por në pyetje është legjitimiteti i procesit të ndryshimit të emrit të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk jemi kundër emrit. Shtrohet pyetja se sa është legjitim procesi dhe sa me të vërtetë është e kushtëzuar nga qëllimi i arritjes së konsensusit në mes Greqisë dhe Shkupit ose është i detyruar nga interesi i SHBA-ve që vendet e ballkanit sa më shpejtë ti përfitojë në NATO dhe të parandaloj çfarëdo ndikimi të Rusisë në këtë rajon”, tha Lavrov në konferencën vjetore me gazetarët, përcjell “Sputnik”.

Lexo po ashtu Putin: Ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më herët për çështjen e emrit ka folur edhe presidenti Vladimir Putin i cili tha se ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version