Site icon Telegrafi

Lavrov mohon akuzat për implikim në fushatën zgjedhore në SHBA

Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov, hodhi poshtë sot akuzat për pirateri informatike nga ana e Moskës kundër përgjegjësve të Partisë Demokrate amerikane për të influencuar fushatën në favor të kandidatit republikan Donald Trump.

“Nuk dua të përdor fjalët me katër germa”, u përgjigj në anglisht Lavrov ndërkohë që takonte homologun e tij amerikan, John Kerry në Vantjan, në kuadër të mbledhjeve vjetore të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Në përfundim të bisedimeve me homologun e tij rus, Kerry deklaroi se “me gjithë respektin që kam ndaj ministrit të Punëve të Jashtme Lavrov, ngrita pyetjen mbi këtë çështje. Sikurse e dini, FBI-ja është duke hetuar mbi këtë incident dhe është e rëndësishme të lihet të punojë para se të nxirren përfundime”.

Moska dyshohet se kërkon të influencojë fushatën elektorale amerikane në favor të Donald Trump duke orkestruar një rrjedhje të disa emaileve personale të sikletshme për kandidaten demokrate Hillary Klinton.

Exit mobile version