Telegrafi

Lavrov: BE humbi mbi 100 miliardë euro nga sanksionet ndaj Rusisë

BE po dënon veten duke zbatuar kërkesën e Washingtonit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

Megjithatë, ndërkohë që politika e kufizimeve nuk dëmton SHBA, BE ‘vuan’ miliarda në euro humbje.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, Lavrov foli për gjendjen e mjerë të marrëdhënieve BE-Rusi, duke i përshkruar ato aq larg normales.

“‘Kërcënimi mitik rus’ është imponuar mbi evropianët, kryesisht nga jashtë”, tha diplomati. “Përplasja midis BE-së dhe Rusisë, vendosja e sanksioneve, u imponua mbi vendet evropiane ‘me urdhër të drejtpërdrejtë’ nga Washington”.

Por Lavroc u shpreh se SHBA nuk u përball me ndonjë efekt të kundërt nga politika që mbështeti, ndryshe nga BE.

“Sipas vlerësimeve, shtetet e BE-së kanë pësuar mbi 100 miliardë euro nga vendosja sanksioneve. Është e rëndësishme që politikanët evropianë ta kuptojnë këtë”, shtoi ministri.

Rusia, e cila duhej të hakmerrej, është gati të heqë kufizimet e vendosura ndaj mallrave evropiane në vitin 2014.

“Ne kemi folur vazhdimisht për gatishmërinë tonë për të shfuqizuar kundërveprimet”, tha Lavrov. “Megjithatë, BE duhet të bëjë hapin e parë. Nga sanksionet nuk përfitojnë as Rusia as BE”. /oranews.tv/