Telegrafi

Lavrov: Forcat shqiptare në Kosovë nuk duhet të jenë aty ku jetojnë serbët

Kryediplomati rus, Sergey Lavrov, thënë se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në mos eskalimin e situatës atje.

Lavrov i ka bërë këto deklarata gjatë një konference për shtyp, ku ka kërkuar që forcat etnike shqiptare të mos jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës, transmetojnë mediat.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë.