Site icon Telegrafi

Lavrov e përgëzon marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov shpreson se marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë do të jetë në interes të Athinës dhe Shkupit dhe se do ta mbështesin qytetarët e të dyja vendeve, përcjell gazeta “Sputnik” nga Beogradi.

“Gjithmonë kemi theksuar se jemi të përkushtuar për të gjetur një marrëveshje mbi këtë problem, pa ndërhyrje të jashtëm, pa imponuar kushte të caktuar artificiale. Kemi thënë se do të mbështesim marrëveshje çka do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë dhe e cila do të ketë mbështetje të gjërë të popullit. Shpresoj se marrëveshja që është publikuar dje është ashtu, tha Lavrov në konferencën e shtypit me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Kotzias tha se politika e jashtme e Greqisë është aktive, demokratike dhe shumëdimensional. Sipas tij, në kushte të tilla, qeveria greke e ka zgjidhur këtë problem me qëllim që t’i jap fund kontestit disa vjeçar rreth emrit. /Telegrafi/

Exit mobile version