Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov dhe homologu i tij kinez Vang Ji diskutuan të premten në telefon për situatën në Gadishullin e Koresë dhe situatën në Siri.
“Të dy zyrtarët biseduan për problemet më të mëdha aktuale ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën aktuale në Siri dhe në Gadishullin e Koresë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.