Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të diskutojnë për sigurinë globale, situatat në Siri, Korenë Veriore dhe Ukrainë, gjatë vizitës së Tillerson në Moskë, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme ruse në Moskë.
Tillerson do të vizitojë Rusinë më 11 dhe 12 prill, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se pozitivisht janë vlerësuar angazhimet e administratës së tanishme të SHBA-ve drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Moskën.