Site icon Telegrafi

Lavrov: Asnjë lëshim për terroristët

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov kërkoi sot të mos bëheshin lëshime për terroristët në krizën siriane, gjatë një takimi me homologun turk, në Moskë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi.

“Shpresoj që bisedimet tona, si dhe takimi i ardhshëm tripalësh me homologun iranian do të mundësojnë arritjen e marrëveshjeve që do të bëjnë të mundur avancimin e procesit për zgjidhjen e krizës siriane (…), por pa bërë lëshime për terroristët”, theksoi Lavrov duke iu drejtuar Mevlut Cavusoglusë. /kp/

Exit mobile version