Telegrafi

Lavrov: Armatimi kimik i Sirisë nën kontroll

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në aeroplanin e tij, derisa kthehej nga samiti Bashkimi Evropian – Rusia në Bruksel.

Lavrov tha se “asnjëra palë nuk do ta fitoj” luftën në Siri dhe ka shtuar se presidenti Bashar al-Assad, nuk do të tërhiqet, edhe nëse për këtë bëjnë presion Moska dhe Pekini, transmeton Rel.

Lavrov theksoi se Rusia i ka hedhur poshtë kërkesat e disa vendeve të paspecifikuara, për t’i ofruar azil presidentit Assad, nëse ai largohet nga Siria.

Ai më tutje u tha reporterëve se “sponsorët perëndimorë” të opozitës siriane, po e humbin kontrollin ndaj saj. /Telegrafi/