E prezantuar në CES 2015 gjatë Janarit, dy pajisjet e reja nga Lenovo janë laptop me mundësi rrotullimi prej 360 shkallë, për t’i shnëdrruar ato në tablet.
Këta ‘ultrabook’ nga Lenovo kanë procesor Intel Core i7 të gjeneratës së 5-të, ekran prej 13.3 inç dhe bateri e cila ka jetëgjatësi deri në nëntë orë pune.
Slashgear bën të ditur se modeli Lenovo LaVie Z ka trashësi prej vetëm 0.7 inç (1.77cm) dhe përmban portin për USB, port për HMDI, SD Card dhe port për mikorfon/dëgjuese.
Ndërsa, Lenovo LaVie Z 360 është rreth 1.08 kg, që e bën këtë pajisje më të lehtë se MacBook nga Apple.
Dyja këto pajisje kanë RAM memorie prej 8GB, SSD prej 256 GB, ekran me standard prej 2560 x 1440 dhe grafikë Intel HD 5500.
La Vie Z do të jetë i gatshëm për para-porositje me çmim prej 1,499 dollarëve, kurse LaVie Z 360 kushton 1,699 dollarë. (Telegrafi)