Telegrafi

Lavezzi tregon arsyejen pse iu bashkua kampionatit kinez

Sulmuesi argjentinas, Ezequiel Lavezzi është ndër yjet e para që iu bashkua kampionatit kinez.

Argjentinasi la PSG-në për tu transferuar në Kinë tek Hebei Fortune në shkurtin e vitit të kaluar.

Në një intervistë për ‘Sky Sport Italia’, Lavezzi zbuloi edhe arsyejen pse iu bashkua kampionatit kinez si dhe të ardhmen e tij.

“Aspekti financiar është një faktor i rëndësishëm që më bëri t’i bashkohet Hebei. Nuk mund ta mohoj një gjë të tillë, pasi në asnjë skuadër në Evropë nuk do të fitoja kaq para”, tha Lavezzi.

“Kam lënë shumë momente të mira në Napoli dhe kur e mendoj atë kohë më jep emocionohem shumë”.

“Ndoshta një ditë do të kthehem në Itali, por nuk e di nëse do t’i bashkohet Napolit”, deklaroi 31-vjeçari. /Telegrafi/