Telegrafi

Lavezzi: Duam ta shmangim Barcën

“Ne duam ta shmangim Barcelonën në rundin e 16-tëshes. Po ashtu, skuadrat italiane gjithmonë janë rivalë të vështirë. Milani duket më pak i fuqishëm se më parë, por ata kanë shumë kualitet dhe përvojë në Evorpë, sikur Juventusi”.

“Për PSG, është vendimtare të mbijetojmë në rundin e 16-tëshes. Liga e Kampionëve është një garë shumë e paparashikueshme pas rundit të 16-shes”.

“Vitin e kaluar, Chelsea u duk sikur do të eliminohet pas disfatës së parë kundër Napolit. Megjithatë ata fituam dhe vazhduan më tej dhe e fituan garën”, ka thënë Lavezzi për Extratime.

PSG sonte do të ndeshet me Porton, dhe një fitore e mundshme do t’ia jepte skuadrës francez kreun e grupit A. /Telegrafi/