Telegrafi

Lavezzi: Dua të qëndroj te Napoli

“Jam një lojtar më i pjekur në Napoli dhe e gjej veten shumë mirë. Dua të qëndroj atje”, ka thënë Lavezzi.

Lavezzi aktualisht është rikthyer në Argjentinë për të vizituar vendin ku është rritur me një iniciative bamirëse që ndihmon fëmijët e paprivilegjuar.

“Kam lindur këtu dhe nuk e kam harruar fëmijërinë time të vështirë. Tash, po shijoj dashurinë e familjes time dhe një pushim të paktë”, ka thënë më tej argjentinasi. /Telegrafi/