Telegrafi

Lavdërohet paraqitja e Rashicës kundër Lazios

Vitesse pësoi humbje në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Evropës kundër Lazios me rezultat 3-2.

Milot Rashica asistoi në dy golat e shënuar nga Vitesse dhe kjo bëri që të vlerësohet me notën më të mirë te skuadra holandeze.

Kjo ka bërë ish-trajneri i Napolit, Andrea Agostinelli ka lavdëruar mesfushorin e krahut të përfaqësueses së Kosovës, Rashicën.

“Rashica ka cilësi të shkëlqyera, është futbollist që Napoli, por edhe Lazio, Udinese e Milani e kanë ndjekur. Është vetëm 21-vjeçar dhe ngjan me stilin e lojës së Callejonit”, ka thënë Agostinelli për “iamnaples.it”.

Theksojmë se Rashica te holandezët u transferua në vitin 2015 nga Vushtrria. /Telegrafi/