Apartamenti që bleu në një kompleks luksoz në Guangzhou të Kinës, kishte gjithçka në rregull, pos një elementi të rëndësishëm.
Në lavamanin minimal, që nuk është më i madh se një shuplakë dore, nuk mund të lahet thuajse asgjë, pa lagur pjesën jashtë, transmeton Telegrafi.
“Nuk kam parë lavaman më të çuditshëm, kështu nuk ishte reklamuar në reklamë” ka thënë pronari i ri.
Mirëpo, shitësit kanë thënë se ky është lavamani i dytë ndihmës, që është vendosur afër një ballkoni, për të cilin nuk kanë thënë se do të jetë më i gjerë.
Derisa pronari pagoi 3,926 funte për një metër katror, apo 344 mijë funte, për apartamentin me tre dhoma, nuk është kënaqur me lavamanin që ka madhësinë e një telefoni të zgjuar. /Telegrafi/