Christopher Horsley ka fotografuar nga afër një vullkan në regjionin Afar të Etiopisë, ku lava ka formësuar atë që duket si fytyrë e buzëqeshur.
Për një kohë të caktuar, 25-vjeçari ka qëndruar në cep të kraterit, por temperatura e lart, e detyroi të largohej, transmeton Telegrafi.
“Sikur të rrija më gjatë, mbase do të merrja edhe pamje tjera, ndoshta do t’i ngrysej fytyra”, ka thënë me mahi Horsley.
Raportohet se vullkani ka nxjerrë vetëm tym dhe hi, ndërsa nuk ka pasur eksplodim apo rrjedhje të lavës, në këtë zonë ku temperatura konstante është rreth 60 gradë Celsius. /Telegrafi/