Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez, thotë se atij i pëlqen shumë presioni që vjen nga transferimi te Interi.
Kalimi i Martinezit nga Racing Club u konfirmua më herët gjatë javës dhe 21 vjeçari ka siguruar se ai ishte gati që të performojë në nivele të larta për Nerazzurët.
“Preantimi im? Do të jetë e pabesueshme”.
“Mezi pres të jem në Milano dhe t’i shoh të gjithë. Unë e di se do të ketë shumë presion, por është një përgjegjësi e madhe të cilës dua që t’i përgjigjem”.
OFFICIAL: Lautaro Martinez signs for Inter Milan 🔵⚫ pic.twitter.com/x1rXiEDXUn
— B/R Football (@brfootball) July 4, 2018
“Unë do të stërvis në nivelin më të lartë të mundur që të jem drita e të ardhmes për këtë klub. Liga e Kampionëve? Unë mezi pres të luaj në këtë garë”.
“Mendoj se ishte koha ideale për mua që të largohem nga Racing dhe të shkoj në Evropë. Vërtet më pëlqeu thirrja e Icardit, i cili ka gjetur kohën nga pushimet për të më telefonuar nëse kam nevojë për ndonjë gjë”, u shpreh Martinez.
Interi këtë sezon luan edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/