Sipas mediave të ndryshme në Itali, Lautaro Martinez ka nënshkruar kontratë të re me Interin deri në vitin 2026.
Argjentinasi është pajtuar që ta zgjatë qëndrimin te Nerazzurrët dhe sipas Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, zyrtarizimi do të vijë së shpejti.
Në bazë të njoftimeve, 24-vjeçari e ka nënshkruar kontratën e re ditën e sotme (e enjte).
ULTIM'ORA INTER
LAUTARO MARTINEZ RINNOVA PER 5 ANNI
Contratto prolungato fino al 2026#SkySport #Calciomercato #SkyCalciomercato #LautaroMartinez #Lautaro #Inter— skysport (@SkySport) October 28, 2021
Lautaro ka pasur klauzolë prej 111 milionë eurosh në kontratën paraprake, mirëpo duket se ajo është hequr nga kontrata e re, që do të thotë se klubet e interesuara duhet ta negociojnë çmimin me kampionin e Serie A.
Martinez iu bashkua Interit në vitin 2018 nga Racingu për 25 milionë euro dhe ka shënuar 54 gola në 144 paraqitje me zikaltrit. /Telegrafi/