Interi dhe Lautaro Martinez po vazhdojnë kontaktet e tyre për rinovimin e kontratës.
Sipas mediave italiane, Interi është i gatshëm t’i ofrojnë në tavolinë sulmuesit argjentinas një pagë të njëjtë si Romelu Lukaku i cili përfiton 7,5 milionë euro në sezon.
Kjo bëhet për ta bindur ʺdiamantinʺ e tyre që të qëndrojë pasi ka shumë klube pretendentët, për të duke nisur nga Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City.
Rritja e pagës do të bëjë që lojtari të mbetet.
Interi gjithashtu ka dëshirë të heqë dhe klauzolën në kontratë, ku kartoni i tij ka një vlerë prej 111 milionë euro. /Telegrafi/