Site icon Telegrafi

Lautaro: Të luash përkrah Messit është një ëndërr

Sulmuesi i Interit , Lautaro Martinez diskutoi admirimin e tij për yllin e Argjentinës, Lionel Messi , përpara ndeshjes së tyre vendimtare në Kupën e Botës me Meksikën.

Humbja shokuese 2-1 e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre hapëse i lë ata në rrezik serioz për t’u eliminuar në fazën e grupeve.

Një disfatë ndaj Meksikës këtë mbrëmje do të vuloste fatin e tyre dhe do të konfirmonte eliminimi e tyre nga Kupa e Botës, e cila do të ishte një nga befasitë më të mëdha në dekada.

Lautaro gjeti rrjetën dy herë në atë humbje ndaj Arabisë Saudite, por përpjekjet e tij u ndërprenë për pozicion jashtë loje.

Duke folur për InterTV, Lautaro komentoi modelin e tij dhe ngjashmëritë mes futbollit argjentinas dhe atij italian.

“Unë zgjedh Messin, sepse luaj me të dhe si fëmijë e shikoja në televizor. Të filloja të luaja përkrah tij ishte një ëndërr”, ka thënë fillimisht Lautaro.

“Futbolli argjentinas është mjaft i ngjashëm me futbollin italian, këtë e kuptova kur mbërrita në Inter. Këtu ka pasion të madh”, përfundoi sulmuesi.

25-vjeçari Lautaro ka qenë në formë për Interin këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 21 paraqitje në Serie A dhe Ligë të Kampionëve.

Ai do të jetë i etur për të bërë një ndikim në Kupën e Botës, e cila do të jetë e fundit për Messin. /Telegrafi/

Exit mobile version