Telegrafi

Lautaro do ta nënshkruajë rinovimin pas ndeshjeve të përfaqësueseve

(Foto: Instagram/lautaromartinez)

Lautaro Martinez thuhet të ketë arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës, të cilën do ta nënshkruajë pas ndeshjeve të përfaqësueseve.

La Gazzetta dello Sport njofton se tash kur është mbyllur afati kalimtar, Nerazzurrët mund të fokusohen te kontrata e argjentinasit.

Bisedimeve të zgjatura po u vjen fundit dhe Lautaro pritet të nënshkruajë kontratë të re, nga e cila do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon plus bonuset.

Porse, nënshkrimi do të ndodhë pasi që 24-vjeçari të kthehet nga angazhimi me Argjentinën për ndeshjet e përfaqësueseve.

Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Lautaro Martinezin për rinovimin e kontratës

Spekulohet se do të hiqet klauzola prej 111 milionë eurosh e vendosur në kontratën e parë të vitit 2018. /Telegrafi/