Lautaro Martinez thuhet të ketë arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës, të cilën do ta nënshkruajë pas ndeshjeve të përfaqësueseve.
La Gazzetta dello Sport njofton se tash kur është mbyllur afati kalimtar, Nerazzurrët mund të fokusohen te kontrata e argjentinasit.
Bisedimeve të zgjatura po u vjen fundit dhe Lautaro pritet të nënshkruajë kontratë të re, nga e cila do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon plus bonuset.
Prima l’Argentina, poi la firma con l’Inter: Lautaro rinnova, tutti i retroscena #calciomercato https://t.co/FFJK9j55K8
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) September 1, 2021
Porse, nënshkrimi do të ndodhë pasi që 24-vjeçari të kthehet nga angazhimi me Argjentinën për ndeshjet e përfaqësueseve.
Spekulohet se do të hiqet klauzola prej 111 milionë eurosh e vendosur në kontratën e parë të vitit 2018. /Telegrafi/