Telegrafi

Lautaro shkëlqen me dy gola, Interi e nis me fitore sezonin e ri

Interi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, teksa ka mposhtur Monzën me rezultat 2-0.

Neroazzurët kanë gjetur shpejt rrugën e golit, ku realizuan vetëm pas tetë minutave lojë.

Denzel Dumfries asistoi bukur teksa Lautaro Martinez ka realizuar për t’i dhënë epërsinë vendasve për 1-0.

Përkundër dominimit të Interit, gola më nuk pati në pjesën e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e zikaltërve 1-0.

Vendasit luajtën më mirë edhe në pjesën e dytë duke krijuar më shumë raste shënimi.

Megjithatë për të parë golin e dytë në këtë sfidë u desh të pritej minuta e 76-të e ndeshjes.

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez realizoi sërish, ku kësaj radhe u asistua nga Marko Arnautovic.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Interi e nisi me fitore sezonin e ri në Serie A.

Në ndeshjen e ardhshme Interi luan në udhëtim te Cagliari, derisa Monza pret Empolin. /Telegrafi/