Site icon Telegrafi

Lautaro Martinez i zhgënjyer me Conten pas zëvendësimit ndaj Shakhtarit

Lautaro Martinez thuhet se ishte i befasuar dhe i zhgënjyer nga vendimi i Antonio Contes për ta zëvendësuar atë në pjesën e dytë në ndeshjen e Interit ndaj Shakhtarit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët u ndalen me një barazim 0-0 nga Shakhtar të mërkurën mbrëma dhe nuk arriti të kualifikohej në fazën e 16-tës të Ligës së Kampionëve.

Conte zëvendësoi sulmuesin argjentinas në pjesën e dytë dhe Lautaro nuk mund ta fshehte zhgënjimin e tij, raporton La Gazzetta dello Sport.

“Ai tundi kokën, duke u përpjekur të kontaktojë me sy me trajnerin para se të ulej në stol”, pretendon fillimisht raporti i mediumit italian.

“Ai gjithashtu u përpoq të bënte një gjest duke u përpjekur të fitonte vëmendjen e tij, por Conte mbeti i përqendruar në atë që ndodhi në fushë”.

Lautaro nuk kishte reaguar mirë kur Conte e zëvendësoi atë gjatë ndeshjes Genoa-Inter në tetor, por atë herë ai nuk ishte i kënaqur me performancën e tij.

Këtë herë, vendimi i Contes për ta zëvendësuar e befasoi atë.

Lexo po ashtu Conte flet për episodin e Lautaro Martinezit pas zëvendësimit ndaj Genoas

“Ai dukej se po i thoshte trajnerit të tij: ‘Pse po më zëvendëson kur duhet të shënojmë?”, mbyll mediumi italian pretendimet.

Ndryshe, Lautaro mendoi të bashkohej me Barcelonën verën e kaluar pasi loja me Leo Messin do t’i jepte atij më shumë shanse për t’u rritur dhe për të fituar trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version