Site icon Telegrafi

Lautaro Martinez: Do ta ndihmojmë klubin, do të vazhdoj me Interin

(Foto: Twitter/Inter)

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka thënë se të gjithë në klub e kanë të qartë situatën e vështirë dhe se bashkë do të gjejnë zgjidhjen e duhur.

Presidenti Steven Zhang dhe drejtuesit e tjerë kanë kërkuar nga të gjithë futbollistët heqjes dorë nga dy paga të vitit të kaluar.

Mediat italiane raportuan se futbollistët nuk e kanë mirëpritur aspak këtë ide, por kjo u hodh totalisht poshtë nga sulmuesi argjentinas.

“E kemi të qartë momentin që po përjetojmë dhe po flasim me shoqërinë për të gjetur një zgjidhje. Duhet ta kuptojmë të gjithë së bashku këtë situatë”.

“Nuk jemi aspak të mërzitur, pasi e njohim momentin që po kalojmë dhe jemi përqendruar të bëjmë mirë në fushën e lojës”, ka thënë Lautaro.

Sa i përket rinovimit të kontratës, sulmuesi argjentinas pranoi se ka negociata me Interin.

“Menaxheri im i ri po negocion me drejtuesit për rinovimin dhe jam i bindur që do të gjejmë gjuhën e përbashkët shumë shpejt”.

“Me Conten ndihem shumë mirë dhe shpresoj që të punojmë bashkë edhe sezonin e ardhshëm, gjithsesi është e sigurt që unë do të mbetem te Interi”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Exit mobile version