Lautaro Martinez rriti rekordin e tij të dobët nga penalltia, duke i bërë tifozët e Interit të pyesin pse Romelu Lukaku nuk i jepet kjo detyrë për të ardhmen.
Reprezentuesi argjentinas dështoi kësaj radhe ndaj Spezias, ku Bartlomiej Dragowski priti gjuajtjen e tij.
Kjo do të thotë që Lautaro Martinez tani ka humbur katër nga tetë penalltitë që ka marrë që nga fillimi i sezonit 2021/22.
BARTŁOMIEJ DRĄGOWSKI SAVES THE PENALTY FROM LAUTARO MARTÍNEZ!!! 🇵🇱🐲😤🧤pic.twitter.com/CSERsZNeTn
— Football Report (@FootballReprt) March 10, 2023
Në pesë ligat më të mira të Evropës, vetëm Karim Benzema i Real Madridit nuk arriti të konvertonte më shumë – pesë nga 17 të gjuajtura.
Më e rëndësishmja, Lautaro Martinez ka konvertuar vetëm 11 nga gjithsej 16 penallti për Interin, pasi katër u pritën dhe një goditi jashtë.
Nga ana tjetër, Lukaku ka një rekord perfekt nga pika për Nerazzurrët, duke shënuar në 16 tentativat.
Është vërejtur nga disa se Lukaku po tundte krahët në stolin e Interit pak para se Lautaro Martinez të merrte topin, duke pyetur pse nuk po e lejonin të gjuante.
Romelu Lukaku queria cobrar o pênalti que posteriormente foi perdido por Lautaro Martínez.
[📸 @DAZN_IT via @RSharmzz] pic.twitter.com/rfXJpicltU
— Internazionalizando ⭐️⭐️ (@InterNZlizando) March 10, 2023
Vendimi për të mbajtur Lautaro Martinez si ekzekutuesin e parë të penalltive po ngre pyetje në mediat sociale nga tifozët e irrituar me hierarkinë e Simone Inzaghit. /Telegrafi/