Telegrafi

Lautaro Martinez pajtohet për kontratën e re me Interin dhe heqjen e klauzolës së largimit

Lautaro Martinez thuhet se ka rënë dakord për një kontratë të re me Interin, marrëveshje e cila heq në mënyrë thelbësore klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh.

23-vjeçari dhe agjentët e tij kanë qenë në takime të përditshme me hierarkinë e klubit gjatë ditëve të fundit për të zbardhur detajet.

Marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023, por kontrata e re do të zgjatet deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu Agjenti Beto Yaque: Lautaro është i lumtur te Interi

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, ylli argjentinas tani do të fitojë 4.5 milionë eurosh në sezon, një përmirësim i dukshëm nga 2.5 milionë sa fiton aktualisht.

Megjithatë, kjo kontratë dhe këto kushte janë dukshëm më pak se kërkesa origjinale prej 7.5 milionësh në sezon para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Ç’është e rëndësishmja, kjo marrëveshje do të heq klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh, e cila është përdorur për të nxitur spekulime transferimi rreth Barcelonës dhe PSG në vitet e fundit. /Telegrafi/