Lautaro Martinez thuhet se ka rënë dakord për një kontratë të re me Interin, marrëveshje e cila heq në mënyrë thelbësore klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh.
23-vjeçari dhe agjentët e tij kanë qenë në takime të përditshme me hierarkinë e klubit gjatë ditëve të fundit për të zbardhur detajet.
Marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023, por kontrata e re do të zgjatet deri në vitin 2024.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, ylli argjentinas tani do të fitojë 4.5 milionë eurosh në sezon, një përmirësim i dukshëm nga 2.5 milionë sa fiton aktualisht.
Inter Milan have reached an agreement with Lautaro Martínez to extend his contract until June 2024. (Source: Gazzetta dello Sport) pic.twitter.com/JJLeglcRAc
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 30, 2021
Megjithatë, kjo kontratë dhe këto kushte janë dukshëm më pak se kërkesa origjinale prej 7.5 milionësh në sezon para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Ç’është e rëndësishmja, kjo marrëveshje do të heq klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh, e cila është përdorur për të nxitur spekulime transferimi rreth Barcelonës dhe PSG në vitet e fundit. /Telegrafi/