Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është bërë lojtari i parë i Argjentinës që shënon tre gola kundër Meksikës që nga viti 1930.
Martinezit u deshën vetëm 16 minuta për të shënuar një het-trik në pjesën e parë, pasi Argjentina mposhti Meksikën 4-0 të martën në mbrëmje.
Me këtë, 22-vjeçari hyn në histori si lojtari i parë që realizoi het-trik që nga koha e ish-sulmuesit të Napolit dhe Genovas, Guillermo Stabile më 1930.
Sidoqoftë, ai u zëvendësua nga sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala në pjesën e dytë, pasi trajneri Lionel Scaloni tha pas ndeshjes se nuk donte ta rrezikonte.
🔢 | STATS
🇦🇷➖🇲🇽 #Lautaro Martinez for @Argentina against Mexico last night…
4⃣5⃣ minutes played
3⃣ goals ⚽️⚽️⚽️
1⃣ penalty won
1⃣3⃣ 🇦🇷caps
9⃣ goals ⚽️
🐂 El Toro 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/ZpeDHEqWoI— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 11, 2019
Lautaro tani ka shënuar gjashtë herë në 12 paraqitje për kombëtaren Albiceleste.
Sulmuesi argjentinas gjithashtu e ka filluar mirë edhe te Interi, pasi ka shënuar një gol nga dy ndeshjet e para dhe ka krijuar një partneritet të mirë me Romelu Lukaku. /Telegrafi/
Lautaro med hat-trick for Argentina i natt!
🐂🔥https://t.co/YmmLFk1MDH— Martin Fonstad (@martinfonstad) September 11, 2019