Site icon Telegrafi

Lautaro Martinez: Duhet të rritemi ende për këtë nivel, kjo që ndodhi sonte nuk duhet të ndodh

Lautaro Martinez . (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

Lautaro Martinez u pa i mërzitur dukshëm pas një humbjes 3-2 ndaj Borussia Dortmund .

Argjentinasi është lojtari i parë i Interit që shënoi në tre ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi Samuel Eto’os kur arriti të shënojë katër në vitin 2010.

Ai e hapi ndeshjen me gol dhe pas tij shënoi edhe Matias Vecino, për epërsinë 2-0 në pjesën e parë.

Festa e Martinez me shokë. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“Ne kemi bërë mirë në pjesën e parë, por kemi qenë një ekip krejtësisht tjetër në të dytën. Ndoshta kemi treguar një mungesë pjekurie, pasi ndryshuam plotësisht pas pushimit”.

“Nuk ishte fizike, ishte mungesë përqendrimi dhe humbje e intensitetit më shumë se gjithçka tjetër. Ne ishim duke udhëhequr 2-0, nuk mund të humbnim 3-2. Nuk mund të ndodhë. Duhet të piqemi dhe të rritemi për të luajtur në këtë nivel”.

Lautaro Martinez . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

“Ne nuk i kemi humbur shpresat për t’u kualifikuar”, ka thënë Lautaro për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version