Lautaro Martinez është tani golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Interit në Ligën e Kampionëve pas golit të fitores 1-0 ndaj Sparta Pragës në Çeki të mërkurën mbrëma.
Goli ndaj Spartës ishte goli i 14-të i Lautaros në Ligën e Kampionëve për Nerazzurrët, një numër i arritur vetëm nga braziliani Adriano.
Argjentinasit tani i duhet vetëm një gol më shumë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Interit i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.
Lautaro Martinez equals Adriano as Inter’s top scorer in #UCL history 🥇🇦🇷🐂 pic.twitter.com/K4NyXix1Qy
— LiveScore (@livescore) January 22, 2025
Ai ka një tjetër lojë në fazën e ligës së këtij sezoni për ta bërë këtë, si dhe të paktën dy ndeshje të tjera, qoftë në play-off.
Lautaros i janë dashur 51 ndeshje në Ligën e Kampionëve për të arritur numrin e 14 golave. 39 nga ato ndeshje erdhën si titullar. Ai gjithashtu ka gjashtë asistime në emrin e tij në garën kryesore të Evropës.
Pas fitores 1-0 të së mërkurës mbrëma ndaj Sparta Pragës, Interi është tani i katërti në renditjen e Ligës së Kampionëve, renditja më e lartë nga të gjitha skuadrat konkurruese italiane dhe kërkon vetëm një pikë kundër Monacos për të garantuar matematikisht një vend në tetë më të mirët. /Telegrafi/