Lautaro Martinez ‘nuk do ta kishte imagjinuar kurrë’ të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Interit në Ligën e Kampionëve.
Ishte një paraqitje e fortë nga Nerazzurrët në Roterdam, pasi gjuajtja akrobatike e Marcus Thuram dhe një përfundim i egër i Lautaro Martinez vulosën rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës.
Mund të kishte edhe një gol të tretë në minutën e 65-të, por Piotr Zielinski pa penalltinë e tij të pritet nga portieri vendas, Timon Wellenreuther.
Ky goli e bën reprezentuesin argjentinas golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për klubin në historinë e Ligës së Kampionëve, me 18 gola, një më shumë se Sandro Mazzola në Kupën e vjetër Evropiane.
Lautaro Martínez’s 18th goal makes him Inter’s all-time leading scorer in the Champions League/European Cup 🌟 pic.twitter.com/z0dEbHObNf
— B/R Football (@brfootball) March 5, 2025
“Krenari është fjala e parë që më vjen në mendje, sepse kurrë nuk do ta kisha imagjinuar ta arrija këtë arritje”, ka thënë fillimisht Lautaro për Amazon Prime Video Italia.
“I jam mirënjohës Interit, tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi. Falënderoj gjithashtu familjen time, si në Itali ashtu edhe në Argjentinë, pasi më qëndruan pranë në kohë të mira dhe të këqija”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/