Interi ka mposhtur Napolin me rezultat minimal 1-0 në çastet e fundit të takimit falë zëvëndësuesit Lautaro Martinez i cili shënoi golin e fitores.
Sfida filloi me përkrahje të madhe për ekipin vendas përkundër rezultateve jo aq të mira së fundmi.
Ndeshja filloi me raste nga të dyja skuadrat, së pari Politano e më pas edhe Insigne që lansuan goditje të mira në drejtim të portës.
Ivan Perisic shënoi gol, por ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë edhe më e madhe, por Interi kishte dominim në minutat e fundit pasi Napoli mbeti me një lojtar më pak.
Një ndërhyrje e Kalidou Koulibalyt e nxiti atë që të reagonte në formë josportive, me çka e mori kartonin e dytë të verdhë për një minut dhe u largua nga loja i frustruar.
Interi shtyu përpara dhe pati raste, por Napoli kishte mundësinë më të mirë, kur një gjuajtje së pari të Insignes e ndali Handanovic, e më pas Zielinski në portën e zbrazët gjuajti, e ku Asamoah e largoi topin nga vija fatale.
Deri në fund Interi shtyu përpara dhe pas një super aksioni arriti të përfitojë nga fati i pak minutave më parë.
Një lëvizje e mençur nga Vecino, bëri që Martinez të gjendet mirë para portës dhe të shënonte në minutën e dytë shtesë (90+2′) për 1-0 vetëm nëntë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
SAN SIRO is rocking!!! Lautaro Martínez with a beauty finish against the man down Napoli!!! #tlnsoccer #InterNapoli #SerieA pic.twitter.com/quyTQqfmLp
— TLN TV (@TLNTV) December 26, 2018
Interi me këtë fitore arrin në kuotën e 36 pikëve, është 14 pikë larg Juventusit dhe pesë pikë larg Napolit në vendin e dytë. /Telegrafi/