Telegrafi

Lautaro i del në mbrojtje shokut të skuadrës: Humbi shumë raste, por jemi me të

Interi ka fituar me vështirësi ndaj Hellas Veronës me rezultat 2-1, në një ndeshje që kishte fund dramatik.

Neroazzurët fituan 2-1, por kishin dy raste të arta me Marko Arnautovic që humbi mundësitë e shënimit dhe t’i siguronte fitoren Interit.

Verona kishte mundësinë e artë të shënimit në sekondën e fundit, por Henry dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Gjithsesi kapiteni Lautaro Martinez ka thënë pas ndeshjes se e përkrahin Arnautovicin përkundër rasteve të humbura.

“Arnautovic zhvilloi një ndeshje të madhe në Genoa. Humbi një rast flagrant, por ne jemi të gjithë me të”, tha Lautaro.

Ai foli edhe për golin e shënuar ndaj Veronës, por edhe për rinovimin e kontratës me Interin.

Lexo po ashtu Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit: Në kontratë e re kanë mbetur vetëm detajet

“U rikuperova brenda 12 ditësh nga një problem muskulor, dua të falënderoj stafin mjekësor. Jam shumë i lumtur që ndihmova shokët e skuadrës, më mungonte shumë fusha”.

“Ende mungon diçka, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Mungon fare pak në lidhje me rinovimin e kontratës”, deklaroi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/.