Interi ka marrë fitore minimale 1-0 përballë Genoas në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se pati raste shënimi nga të dyja skuadrat.
Në 45 minutat e dytë ishte një ritëm më i lartë, sidomos nga Nerazzurët.
Duke u munduar nga të gjitha anët, vendasit ia dolën të shënonin golin e fitores.
Në minutën e 78-të, Hakan Calhanoglu asistoi te Lautaro Martinez që ia siguroi Interit tri pikë të mëdha.
Pas javës së 26-të, Interi ka marrë kreun e tabelës me 57 pikë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore