Kosova po paraqitet me një garuese, Laurina Gashin, në Kupën Evropiane U18 (kadetë) në Riga të Letonisë.
Në këtë garë po marrin pjesë 15 shtete dhe 190 garues.
Laurina Gashi (-52kg) ka shkëlqyer deri më tani në këtë garë, duke marr dy fitore për tu plasuar në finale.
Xhudistja jonë e talentuar fillimisht mposhti finlandezen, Pihla-Maria Seikkula për të kaluar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale xhudistja pejane shënoi fitore ndaj ukrainases Mariia Vasiuta, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitore.
Në finale të garës do të ketë punë me lituanen, Rugile Marozaite, ku i dëshirojmë sukses xhudistes tonë në luftë për të artën.
Laurina për trajner ka Dukagjinin Gashin, i cili ka bërë punë të madhe më xhudisten e re që është një nga shpresat e Kosovës. /Telegrafi/