Site icon Telegrafi

Laurentis kërkon shfuqizimin e Ligës së Kampionëve dhe të Evropës, propozon një kampionat me 80 klube

Motivimi me paratë, të cilat asnjëherë nuk mjaftojnë, klubet më të mëdha të Ecropës janë në favor të një lloji Super Lige të Kampionëve, por në bazë të marrëveshjes së fundit të UEFA-s dhe ECA, Shoqatës së Klubeve Evropiane, sistemi aktual nuk do të ndryshojë deri në vitin 2024.

Pas kësaj çdo gjë është e mundur, madje edhe zbatimi i idesë së debatuar të Aureli De Laurentisit.

Presidenti i Napolit është dakord se Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës duhet të eliminohen, por ata nuk do të organizojnë një garë ekskluzive për më të pasurit, por diçka krejtësisht ndryshe.

Sipas idesë së tij, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës duhet të bashkohet në një garë, që do të përfshinte 80 klube dhe të gjithë do të luftonin për titullin e kampionit evropian.

“Liga e Kampionëve tani zhvillohet për një numër të vogël të ekipeve gjersa Liga e Evropës është bërë një lloj gare ngushëlluese. Prandaj, unë do të doja të shoh një garë me 80 ekipe, ku do të merrnin pjesë me nga shtatë klube – Italia, Franca, Anglia, Gjermania dhe Spanja dhe katër nga Portugalia, Holanda, Belgjika, Suedia dhe si ligat tjera. Gara do të quhet Kupa Evropiane dhe ndeshjet do të luhen të martën, mërkurën dhe të enjten për të shmangur përplasjet në kampionatet kombëtare “, ka thënë De Laurentiis për Il Corriere della Sera.

Propozimi i italianit parasheh që këto 80 ekipe të ndahen në katër grupe dhe njëzet ekipet do të luanin ndërmjet vete vetëm një herë gjersa shorti do të përcaktonte se cila ekip do të luante dhjetë ndeshje si vendas dhe cila nëntë sosh. Ai nuk theksoi se sa klube do të shkonin në fazën e eliminimit. /Telegrafi/

Exit mobile version