Telegrafi

Laurentiis: Juventusi histori të madhe, ne kemi vetëm dy tituj

Aurelio De Laurentiis ka thënë se Napoli nuk e ka historinë e Juventusin.

Napolitanët e mbyllën kampionatin në vendin e dytë pas Juventusit që e fitoi titullin e pesë me radhë.

Trajneri Maurizio Sarri kishte thënë se Zonja e Vjetër është nga një tjetër planet dhe në njëfarë mënyrë edhe presidenti i klubit e përkrahe këtë.

“Juventus është nën pronësi e familjes Agnelli për dekada, ka Maseratin, Fiatin, Ferrarin dhe një shekull histori pas vetës”.

“Ne nuk e kemi historinë e Juventusit, por napoletanët janë njerëzit më optimist në Itali”.

Lexo po ashtu Cannavaro: Tifozët e Napolit nuk do t’ia falin Higuainit

“Ne kemi vetëm dy tituj, dhe lojtari jonë më i madh në histori është Maradona”.

De Laurentiis tregon që ishte ai që e kishte ofruar në Napoli, Gonzalo Higuain, që këtë vit u shit për 90 milionë euro te Juve.

“Unë e desha atë dhe kur biseduam nuk e dinte askush. Rafa Benitez ma kërkoi Leandro Damiaon, por i thash agjentit të tij se nuk jemi të interesuar dhe lëviza nga Higuain”, ka thënë presidenti napoletan.  /Telegrafi/