Telegrafi

Laurent Blanc pritet ta zëvendësojë Antonio Conten

Laurent Blanc ka lëvizur më pranë marrjes së drejtimit të skuadrës së Chelseat.

Francezi raportohet se ka nisur bisedimet tashmë me zyrtarët e klubit anglez, të cilët pritet ta shkarkojnë Antonio Conten.

Blanc planifikon të sjellë ish-trajnerin e Marseille dhe Lilles, Franck Passi në Stamford Bridge nëse negociatat janë të suksesshme.

Trajneri është i papunë që nga koha kur u largua në vitin 2016 prej Paris Saint-Germainit, ku dështoi objektivin kryesor – Ligën e Kampionëve.

Sytë kah ish-futbollisti i Francës janë drejtuar pasi që Napoli po kërkon tetë milionë euro për lirimin e Maurizio Sarrit, i cili u zëvendësua me Carlo Ancelottin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

Chelsea gjithashtu është ndjekur disa prej lojtarëve duke përfshirë sulmuesin polak Robert Lewandowskin.

Mbetet të shihet se si do të zgjidhet saga e trajnerit të The Blues, nëse do të vazhdohet me italianin apo jo. /Telegrafi/