Telegrafi

Lauren Sanchez zbulon se Jeff Bezos punon akoma nga e njëjta tavolinë që përdori për të ndërtuar Amazon

Foto: Getty Images

Shumë njerëz të pasur dhe të famshëm që u rritën në varfëri ose në klasën punëtore vendosën të përmirësojnë mjedisin e tyre dhe të blejnë shtëpi më të mira, makina, rroba, bizhuteri etj.

Megjithatë, Jeff Bezos, një miliarder i vetë-bërë, refuzon të lërë pas tavolinën që e shoqëronte ndërsa po ndërtonte një nga bizneset më të suksesshme të tregtisë elektronike në botë.

Lauren Sanchez, e fejuara e Bezos, bëri një postim në rrjete sociale duke ndarë një foto të themeluesit dhe CEO të Amazon, duke punuar nga tavolina origjinale që ai përdori për të krijuar kompaninë e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

“Pas gjithë këtyre viteve…Kur hyra tek ai duke punuar këtë mëngjes, bëra këtë foto”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Jeff Bezos fejohet me Lauren Sanchez

Sanchez theksoi: “Thjesht më pëlqen që ai është ende duke punuar nga një nga tavolinat e para që kanë ekzistuar që nga fillimi”.

Jeff i propozoi partneres së tij në vitin që lamë pas (2023), pas gati pesë vitesh lidhjeje.

Ata u njoftuam përmes ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm.

Lauren u rrit po ashtu në varfëri, ndërsa u bë e famshme si gazetare.

Bezos nisi romancën me të fejuarën e tanishme, pasi i dha fund lidhjes me MacKenzie Tuttle, me të cilën ishte i martuar për 25 vite. /Telegrafi/