Lauren Sanchez tregoi me krenari unazën masive të fejesës 20 karatëshe gjatë një udhëtimi luksoz në jug të Francës me të fejuarin e saj, Jeff Bezos.
Ish-spikerja e lajmeve dhe biznesmeni miliarder u fotografuan të premten duke vizituar Beaulie, një komunë bregdetare në Rivierën Franceze.
Qyteti piktoresk është ndalesa më e fundit e çiftit në arratisjen e tyre evropiane, pasi ata kanë lundruar prej javësh në jahtin e Bezos-it prej 500 milionë eurosh.
Sanchez shihet në fotot duke mbështetur dorën e saj të majtë në një varkë, ndërsa xixëllonja e saj gjigante – me vlerë rreth 2.5 milionë euro – shkëlqente në rrezet e diellit.
Ylli i famshëm ishte e veshur me një fustan portokalli, ndërsa Bezos gjithashtu dukej elegant me një bluzë dhe xhinse të bardha.
Ata u shfaqën të lumtur pranë njëri-tjetrit dorë për dore.
U raportua në maj se CEO i Amazon i propozoi Sanchez pas pesë vitesh njohje.
Propozimi erdhi në mes të udhëtimit të çiftit në Festivalin e Filmit në Kanë.
Bezos, 59 vjeç dhe Sanchez, 53 vjeçe, u shfaqën në skenën e festës të mbushura me yje menjëherë pasi u fejuan.
Jeff filloi të takohej me Lauren në janar të vitit 2019, pas ndarjes nga MacKenzie Scott. /Telegrafi/