Lauren Sanchez, e fejuara e CEO të Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në planet, Jeff Bezos, ndryshoi pamjen për 60 vjetorin e lindjes së tij.
Ajo ndau disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram me mbishkrimim: “Gëzuar ditëlindjen zemër”.
Megjithatë, edhe pse ishte e emocionuar për pamjen e re, njerëzit në rrjetet sociale nuk ishin aq të sjellshëm me të sa pritej, duke marrë kritika për transformimin.
Sipas Forbes, pasuria neto e Jeff është 180 miliardë dollarë – konsiderohet si personi i tretë më i pasur në botë, i tejkaluar nga Elon Musk në vendin e dytë dhe Bernard Arnault si personi më i pasur në Tokë.
Spikerja e lajmeve u fejua me Bezos më 22 maj të vitit 2023, gjersa u takuan me njëri-tjetrin në 2020.
Megjithatë, romanca e tyre filloi me një lidhje të supozuar jashtëmartesore që të dy kishin, duke tradhtuar bashkëshortët përkatës në 2018.
Bezos u divorcua nga gruaja e saj prej 25 vitesh, MacKenzie Scott, në të njëjtin vit, dhe Sanchez u divorcua gjithashtu nga ish-bashkëshorti i saj, Patrick ëhitesell, një agjent i Hollivudit dhe partner themelues i agjencisë së talenteve Endeavor, në vitin 2018.
Ata u martuan në 2005. /Telegrafi/