Site icon Telegrafi

Lauren Jauregui nga Fifth Harmony nuk i vë barriera vetes, pozon për Playoby

Këngëtarja Lauren Jauregui nuk dëshiron që t’i vë vetes barriera.

Vokalistja e grupit Fith Harmony preferon që të jetë në kontakt me veten në mënyrë kreative, pasi grupi ishte ndarë.

“Tani për tani po e eksploroj veten dhe po e prek veten në mënyre kreative. Të jem reale, unë nuk dua që t’i vë vetes barriera. Definitivisht është ndryshe nga puna ime me Fifth Harmonyn. Jam vetëm unë”, u shpreh Jauregui për revistën Playboy.

Këngëtarja 21 vjeçare e sheh shumë frustrues faktin se artistet shtyhen dhe detyrohen që të ekspozohen para masave të gjera edhe kur nuk duan.

Por, sa i përket pozimit të saj për Playboy, ajo thotë se e bëri me vetdëshirë dhe është një gjë që vërtet e ka kënaqur.

Ajo shfaqë anën e saj mjaft sensuale në imazhet e publikuara, duke treguar se pos zërit, ajo ka edhe një trup mjaft të bukur.

Fifth Harmony u bënë grup nga një spektakël amerikan i talentëve ku e zuën vendin e tretë, por bënë famë me hitet e tyre duke qenë një prej grupeve më të suksesshme të kohës. /Telegrafi/

Exit mobile version