Lauren Goodger ka mbyllur thashethemet se është kthyer me ish-partnerin e saj, Charles Drury dhe ka konfirmuar se është beqare.
Ish-ylli i “TOWIE”, 36 vjeçare, më parë kishte një marrëdhënie të trazuar me ish-të dashurin e saj, 26 vjeç, dhe ata patën vazhdimisht ulje – ngritje që nga vdekja tragjike e vajzës së tyre, Lorena.
Në një intervistë të re, Lauren adresoi spekulimet e fundit pasi ish-çifti u fotografuan së bashku në shumë raste.
Duke folur për OK!, ylli televiziv shpjegoi se ata nuk janë më bashkë, por ajo dhe Charles janë bashkë-prindër të vajzës Larose, 23 muajshe.
“Ka pasur shumë thashetheme se unë jam në një lidhje me Charles Drury. Jam beqare”, tha ajo.
“Ne jemi bashkë-prindër. Ky vendim është marrë për hir të Larose dhe të ardhmes së saj”, shtoi mes tjerash Lauren.
Vajza e tyre, Lorena, u nda nga jeta tragjikisht në korrik të vitit 2022.
Lorena lindi me dy nyje në kordonin e kërthizës, e lidhur në qafë dhe pavarësisht se dhjetë mjekë luftuan për ta shpëtuar, ajo ndërroi jetë pak pas lindjes. /Telegrafi/