Site icon Telegrafi

Laura Whitmore rikthehet në xhirime të “Celebrity Juice”, vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë

Laura Whitmore është duke u kthyer në xhirimet e “Celebrity Juice” vetëm disa ditë pasi mirëpriti fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, Iain Stirling.

35 vjeçarja së fundmi solli në jetë një vajzë, me çiftin që njoftoi ardhjen e saj në rrjetet sociale javën e kaluar.

Derisa prindërit e rinj akoma nuk kanë ndarë një portret të foshnjës së tyre, kolegët e saj janë gati ta mirëpresin atë përsëri në set.

Duke folur për Metro.co.uk përpara serialit të ri, i cili do të fillojë të enjten, Keith Lemon tha: “Unë fola me të, ajo duket shumë mirë. Ajo është kthyer këtë javë, apo jo?”.

Emily Atack vazhdoi: “Ajo këmbënguli që të kthehet në punë gjë që është e mahnitshme”.

Lexo po ashtu Laura Whitmore bëhet nënë për herë të parë

Duke ndarë imazhin e parë të pas lindjes, prezantuesja e “Love Island” shtoi: “Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira në këtë kohë”.

Laura Whitmore (Foto: YouTube)

Krahas Lauras, pjesë e “Celebrity Juice” janë edhe: Eamonn Holmes, Sophie Ellis Bexter, Ella Henderson.

“Celebrity Juice” vazhdon të jetë pjesë e ITV2 që nga 24 shtatori i vitit 2008. /Telegrafi/

Exit mobile version