Laura Whitmore është bërë nënë për herë të parë.
Prezantuesja e “Love Island”, 35 vjeçe, ka mirëpritur një vajzë së bashku me partnerin e saj, Iain Stirling.
Ata u shfaqën së bashku për herë të parë në një shëtitje në Londër, në disa fotografi që ka publikuar DailyMail.
Të njëjtit akoma nuk kanë dhënë ndonjë lajm lidhur me këtë në rrjete sociale.
Laura dhe Iain njoftuan për pritjen e fëmijës në dhjetor të vitit të kaluar gjë që gëzoi shumë fansat e tyre.
“Iain dhe unë po presim një fëmijë në fillim të vitit 2021. Ka qenë e vështirë të mbash një lajm të tillë”.
“Ne do të vlerësonim privatësinë tonë, por thjesht dëshironim të ndanim këtë me ju”, ka thënë ajo.
Të njëjtit u martuan në Dublin në nëntor të 2020. /Telegrafi/