Telegrafi

Laura Krliu pas këngës së parë, në përgatitje të projekteve të reja (Video)

Laura Krliu ka publikuar këngën e saj të parë dhe shpreson që të bëjë vendin e saj në skenën e muzikës shqipe.

Kënga titullohet “Boll mo” dhe është kompletuar nga ana vizuale.

Ndryshe, përveç se ka qenë pjesë e shumë festivaleve dhe koncerteve, Laura në vitin 2013 ajo ishte pjesë e talent-shout ‘X Factor Albania’ duke arritur në shtatëshen më të mirë të atij edicioni.

Këngëtarja është në përgatitje e sipër të projekteve të reja, ndërsa gjatë verës do të jetë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore.